E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

PDK-ja hap fushatën zgjedhore përmes platformave online

- Advertisment -spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sot fushatën zgjedhore, përmes platformës teknologjisë informative.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do ta shpalosë projektin e vetë politik para qytetarëve në përputhje me rrethanat e rënda, të krijuara nga pandemia COVID-19 dhe keqmenaxhimi i saj nga Qeveria aktuale.

Kjo fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit, e cila po fillon sot, në rrethana normale do të dukej ndryshe. Do të ishim bashkë, do t’ia shtrëngonim dozgjedhrën njëri-tjetrit, e nga afër do ta ndanim vizionin për të ardhmen e një Kosove që na bashkon të gjithëve në nevojën për t’i transformuar qytetet tona. Por, Kosova nuk po kalon në rrethana normale. Kosova po kalon ditë të rënda, për shkak të pandemisë

ka thënë ai.

Krasniqi kërkoi nga të gjithë kandidatët e PDK-së, strukturat partiake dhe mbështetësit e partisë në çdo komunë dhe në secilin nivel të organizimit, që të mos organizojnë tubime elektorale masive dhe të respektojnë në mënyrë strikte masat mbrojtëse dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Krasnqi theksoi se PDK-ja, në këto zgjedhje, hyn e reformuar, me frymë të re dhe me strukturë të re drejtuese.

Misioni ynë themelor është mirëqenia e qytetarëve, zgjerimi i potencialit të ekonomive dhe perspektiva e pamohueshme e të rinjve anekënd Kosovës. Ditëve në vijim, kandidatët e PDK-së do të ndajnë me ju plane konkrete që këtë mision e bëjnë të mundur. Prandaj, edhe kërkojmë besimin tuaj. Jemi krenarë për të kaluarën, të angazhuar për të sotmen dhe absolutisht të pakonkurrencë për të ardhmen. Për komunat e Kosovës, kjo e ardhme nis më 17 tetor. E ardhme për qytetarët, përtej ngjyrave partiake. E ardhme që na bën bashkë për Kosovën

kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm