E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

PDK, AAK, NISMA e AKR lidhin koalicion kundër Vetëvendosjes në Prizren

- Advertisment -spot_img

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen tri partive për rundin e dytë të balotazhit. Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj, dhe kryetarit të NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci.

Duke respektuar vullnetin politik dhe demokratik të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të shprehur në Zgjedhjet Lokale dhe vendosmërinë për formimin e institucioneve të reja komunale, demokratike, shumetnike dhe gjithëpërfshirëse. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të punojmë bashkërisht për zhvillimin ekonomik të komunës tonë, sjelljen e investimeve të huaja, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e arsimit, të shëndetësisë, kulturës, rinisë, sportit, bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e Qendrës Historike. Si dhe, të përkushtuar për ta vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake dhe në shërbim të avancimit të mirëqeverisjes, kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë NISMA dhe AAK në Prizren.

Teksti i marrëveshjes

Në rundin e parë të zgjedhjeve me 17 tetor, kandidatët për kryetar, Zafir Berisha, Lulzim Kabashi dhe Afrim Tejeci kanë marrë në total rreth 7 mijë e 500 vota./observeri/

Lexo edhe: Zhduket një e mitur në Gjakovë

Artikuj të ngjashëm