E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Pastrohet Liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

- Advertisment -spot_img

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetarë ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

SDK nëpërmjet një komunikate thotë se është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikojë në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokojë te institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit në Liqenin “Batllava”.

Një ndër kërkesat e vazhdueshme ka qenë vendosja e shportave në hapësirat përreth Liqenit, e që tashmë këto shporta janë vendosur nga Komuna e Podujevës. Ndërlidhur me këtë, SDK ka ndërmarrë edhe një aksion të pastrimit përreth Liqenit “Batllava” në Orllan, si dhe janë vendos disa tabela (pllakata) vetëdijesuese. Përmbajtja e pllakatave ka për qëllim të ndikoj në masën qytetare mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe kujdesit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ujit. Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm”, i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

SDK

/observeri/

Lexo edhe: Mjekët sugjerojnë vaksinimin e fëmijëve, MSh së shpejti me vendim

Artikuj të ngjashëm