E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Pas zgjedhjeve lokale ndryshon Grupi Parlamentar i PDK-së, zëvendësohen Hamza dhe Nura

- Advertisment -spot_img

Zgjedhjet lokale kanë sjellë ndryshime edhe në Kuvendin e Kosovës.

Për shkak të impenjimit në garën zgjedhore në Prishtinë më parë ishin tërhequr nga posti i deputetit Daut Haradinaj dhe Uran Ismaili.

Mirëpo pasi në raundin e parë dolën fitues pa balotazh Bedri Hamza në Mitrovicë dhe Fadil Nura në Skenderaj, të njëjtët duhet të lirojnë postet e deputetëve që mbajnë aktualisht.

Sipas rregullit dy deputetët Hamza dhe Nura zëvendësohen nga lista e njëjtë që kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, njofton Observeri.

Në bazë të renditjes këta dy ish-deputetë nga lista e PDK-së do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Shabani.

Të njëjtit kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.

Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Isak Shabani 8729 vota.

Pas certifikimit të zgjedhjeve komunale, Qalaj dhe Shabani do të betohen në Kuvend si deputet të rinj.

Artikuj të ngjashëm