E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Pas rezultateve jo të mira, deputeti Gramos Agusholli kërkon këndellje të degës së LVV-së në Pejë

- Advertisment -spot_img

Deputeti Gramos Agusholli, i cili është vëllai i kandidatit Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje për Pejën, ka reaguar pas rezultateve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LVV-ja mori një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje. Por duke krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, thekson se Gazmend Agusholli ka trefishuar votat.

Rezultatet janë para nesh. Lëvizja Vetëvendosje në Pejë mori një rezultat zhgënjyes, ndonëse krahasuar më zgjedhjet lokale të vitit 2017, kemi trefishim të votës, duke u renditur si e dyta në qytetin tonë, falë kandidatit Gazmend Agusholli, respektivisht emrit, besimit dhe respektit që e gëzon ai nga bashkëqytetarët e tij

ka thënë Agusholli.

Tutje thekoi se ditëve në vijim qendra e Vetëvendosjes në Pejë dhe strukturat e saj, do t’i analizojë shkaqet që çuan në këtë rezultat.

Sipas tij pas kësaj do të merren masat dhe vendimet e nevojshme për këndellje serioze të LVV-së në Pejë.

Në fund ia ka uruar fitoren Gazmend Muhaxherit të LDK-së.

Në anën tjetër, vendimi i sovranit ishte që Gazmend Muhaxheri ta drejtoj Pejën edhe për një mandat, e unë ia uroj fitoren kryetarit aktual

shkroi Gramos Agusholli.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 17 tetorit, Gazmend Muhaxheri nga LDK mori 60,41%, Gazmend Agusholli nga LVV mori 22,36%, Rrustem Berisha i AAK-së mori 16,37% – Gani Veselaj – 0,32% si dhe Kreshnik Husaj (PDU) – 0,23%.

Ky është mandati i Gazmend Muhaxherit në krye të komunës së Pejës.

Artikuj të ngjashëm