E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Pas marrëveshjes për targa, LDK frikësohet se Qeveria mund të pranojë Asociacionin

- Advertisment -spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e frikësuar se Qeveria e Kosovës mund të pranojë themelimin e asociacionit të komunave serbe, sidomos pas marrëveshjes për targat dhe kërkesave të vazhdueshme nga BE-ja dhe Serbia për implementimin e marrëveshjes së vitit 2015.

Në partinë opozitare thonë se ekzekutivi po bënë hapa prapa në dialog dhe me këtë qasje po rrezikon krijimin e një entiteti serb me fuqi ekzekutive. Ndërkohë, nga shoqëria civile kërkojnë një konsensus nga mbarë spektri politik për krijimin e një pozicioni të qartë sa i përket asociacionin dhe alternativën e tij.

Lidhur me pretendimet e partisë së Lumir Abdixhikut, KosovaPress ka pyetur Qeverinë e Kosovës, mirëpo të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje. Të pa qasshëm kanë qenë edhe nga Bashkimi Evropian për agjendën e diskutimit të takimit të radhës të dialogut dhe tendencave nga pala serbe për hapjen e kësaj teme.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti thotë për KosovaPress se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

Kjo qeveri po bënë hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe pa zonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Muhamet Hamiti – Anëtar i LDK-së

Pretendimet e opozitës se marrëveshja për targat është hap para drejt themelimit të asociacionit, njohësi i procesit të dialogut, Arbër Fetahu i sheh si të hershme, pasi sipas tij kërkesat e Serbisë dhe BE-së për implementimi e marrëveshjes për asociacionin nuk janë të reja.

Sa i përket akuzave për themelimin e ndonjë asociacioni si derivat i marrëveshjes (për targat) nuk duam të paragjykojmë. Mendojmë se është ende herët dhe procesi dialogues po vazhdon dhe kërkesa për Asociacion nuk është e re, kjo kërkesë është tash e disa vite nga Serbia si palë kundër dialoguese, po ashtu shpesh herë në të kaluarën edhe Bashkimi Evropian ka përmendur si një marrëveshje që duhet të implementohet.

Arbër Fetahu – Njohës i procesit të dialogut

Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga Qeveria dhe gjithë spektri politik të kenë një konsensus për krijimin e një pozicioni karshi kërkesave për themelimin e asociacionin.

Kosovës, Qeverisë dhe gjithë spektrit politik i duhet një kristalizim i pozicionit karshi asociacionit. Kemi një qëndrim që nuk duhet të themelohet me kompetenca ekzekutive që është i papranueshëm, por kjo nuk mjafton kur t’i ulesh në tavolinën e negociatave. Besoj se Kosova duhet të ketë një alternativ kundër asociacionit, në kuptimin që të ketë alternativ çka pas asociacionit, cila është dalja nga ky udhëkryq dhe mos implementimi i kompetencave ekzekutive, pse duhet të merret për bazë Kushtetuta e Kosovës dhe cilat janë ato klauzola që janë respektuar më herët. Ndoshta të shkojë me një alternativë me një kundërpeshë me përmendjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të drejtat e tyre të jenë të niveluara me serbët lokal në Kosovë. Një gjë e tillë është bërë në raundet e diskutimit, kjo duhet të fuqizohet.

Shton Fetahu

Pas arritjes së marrëveshjes për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE-ja përmes një komunikate për medie ka kërkuar edhe implementimin e marrëveshjes së vitit 2015, me theks të veçantë të asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ndërsa, pala serbe ka thënë se asociacioni duhet të jetë tema e parë për diskutim në takimin e radhës të dialogut.

Kryeministri Kurti muaj më parë ka propozuar themelimin e këshillit nacional të pakicave, si kundërvlerë të asociacionit, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia. Kreu qeveritar vazhdimisht ka përsëritur se asociacion një etnik nuk do të ketë një Kosovë./observeri/

Lexo edhe: Viktimat e trafikimit, 59% janë fëmijë

Artikuj të ngjashëm