E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Pas kërcënimit ndaj Kurtit, Mustafa kthehet në kohën e Zajednicës, kujton sulmin me molotov në shtëpinë e tij

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Kurti u kërcënua me jetë gjatë ditës së djeshme. Njësitë speciale u përkujdesën për sigurinë e tij.

Mirëpo, Isa Mustafës nuk i ka bërë përshtypje edhe aq kërcënimi ndaj kryeministrit të vendit. Ai është kthyer në kujtimet kur vet qeveriste.

Gjatë kësaj periudhe kohore Mustafa ishte përballur me protesta të qytetarëve pasi kishte nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Shtëpia e tij ishte sulmuar nga protestues të cilët e kundërshtonin idenë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ish kryeministri i Kosovës, ka rikthyer në skenë këtë kujtim të hidhur për të.

Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov.

Isa Mustafa – Kryetar i LDK-së

Ish kryetari i LDK-së me tu kthyer në shtëpi e kishte pyetur gruan e tij se si ishte ndjerë dhe nëse kishte pasur frikë.

Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur. Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale. Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.

Tha Mustafa

/observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm