E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Pas arrestimit të djalit të tij për manipulim me vota, reagon kryetari i Junikut, Agron Kuçi

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka cilësuar linçime dhe skenar të organizuar nga media dhe kundërshtarët e tij, raportimet në media për përfshirjen e zyrtarëve të AAK-së të lidhur me të dhe familjen e tij, për manipulim me vota në Junik në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kuçi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se “ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponsorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike”.

E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime

ka shkruar Kuçi.

Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyrë

ka thënë ai

Ai më tej ka thënë se “fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh”

Qytetarët e nderuar të Junikut na njohin më së miri, më mirë se çdo kush tjetër! Para së gjithash ne jemi bashkëvendas, do jetojmë me nder në Junikun tonë edhe pas datës 14 nëntor. Unë ftoj qytetarët e Junikut, Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, për një fushatë të qetë, shumë të ndershme, të qytetëruar e demokratike, ashtu siç është në nderin, fisnikërinë dhe traditën Junikase

ka shkruar Kuçi.

Gjykata Themelore e Prishtinës, të martën i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë F.K, i cili është djali i kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçi.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren komunale të Junikut B.S, po i dërgonin për në Gjermani dokumente të votuesve të diasporës në Komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të atjeshëm.

Ajo u kap të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me material të falsifikuar zgjedhor./Observeri/

Artikuj të ngjashëm