E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Pas arratisjes kapet ish-sekretarja e një kampi nazist

- Advertisment -spot_img

Ish-sekretarja e kampit të përqendrimit të nazistëve që përdorej dikur në jug të Gjermanisë është kapur duke u munduar të ikte.

Irmgard Furchner, 96 vjeç, do të gjykohej për pjesëmarrjen në vrasjen e 11,000 individëve, por ajo nuk u paraqit në seancë dhe gjykatësi lëshoi një urdhër për arrestimin e saj.

Lexo edhe: Petkoviq: Nga sot nis epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të Brukselit, Albin Kurti ta pranojë këtë

E dyshuara ishte kapur nga policia disa orë pasi ishte larguar nga shtëpia e pleqve në qytetin Quickborn.

Ajo kishte e fluturuar për në Hamburg dhe ishte parë në një rrugë lokale duke e ecur.

Irmgard Furchner duhej të paraqitej në një gjykatë speciale për të mitur në Itzehoe, një orë me makinë në veri të Hamburgut. Në vend të kësaj ajo shkoi në një stacion nëntokësor dhe udhëtoi në periferi të Hamburgut.

Zëdhënësja e gjykatës tha se më vonë ajo tani do të dilte para gjykatës në Itzehoe, thanë mediat gjermane.

Gjykatësi Dominik Gross më herët kishte zbuluar se Irmgard Furchner ishte një e arratisur dhe e shtyu çështjen deri më 19 tetor, shkruan BBC.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm