E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

- Advertisment -spot_img

Nga sot pritet të ndryshojë moti. Gjatë ditës së sotme parashihet të ketë mot më të vranët e me shi, derisa të dielën do të jetë më ftohtë. Java e ardhshme pritet të fillojë me kthjellime, por orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë dhe do të ketë ngrica.

Ditën e shtunë, siq edhe ishte parashikuar ditë më parë, po pritet të mbajë mot kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, derisa me kalimin e frontit edhe temperaturat pësojnë rënie orëve të pasdites. Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës, derisa ditën e diel vransirat shpërndahen.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë herë me vransira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.

Ndryshimi i motit këtë fundjavë, sjell edhe qarkullim më të mjaftueshëm ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, që ndotësit mbeten pranë sipërfaqes atëherë indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

23.10 – Kryesisht vranët, e me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë pak më intenzive, të shoqëruara edhe me bubullimë. Në mbrëmje më ftohtë, e riga lokale shiu vazhdojnë edhe gjatë natës.

24.10 – Më ftohtë e pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen e në mbrëmje do të ketë kthjellime.

25.10 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica, ditën kryesisht kthjellët e me vransira kalimtare.

26.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

27.10 – Kryesisht me diell, ditën me vransira kalimtare.

Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielen zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C.

Era ndryshon kahjen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet./observeri/

Lexo edhe: Këshilli Prokurorial i reagon Ministrisë së Drejtësisë: Nëse s’ndalen deklaratat linçuese, do të ndërpritet bashkëpunimi

Artikuj të ngjashëm