E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe 3 ditët në vazhdim

- Advertisment -spot_img

Në ditët e fundjavës parashihet të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.Nga dita e hënë pritet shtim i vransirave me mundësi edhe për reshje lokale shiu, e mbetet mot më i ngrohtë.

Prej së martës mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat pësojnë rënie, parashikon Prishtina Weather.

Lexo edhe: “Kjo qka po na ndodhë neve është katastrofë, ne nuk kemi aspak problem me policinë e Kosovës ne kemi problem me këta që na kanë bllokuar rrugët”

Datat:

26.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

27.09 – Mbetet shumë ngrohtë, e vransirat gjatë ditës do të shtohen.  Më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.Reklamë

28.09 – Vransira të ndryshueshme, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

29.09 – Më freskët e kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë rritje nga 7C deri në 15C ditën e martë, e ato maksimale pas shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të dielen e të hënën, deri të mërkurën zbresin në 20C.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e nga dita e martë era ndryshon drejtimin në verilindje dhe fryn edhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e të hënën me tendencë të rënies.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm