E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Parashikimi i motit për sot

- Advertisment -spot_img

Sot priten reshje shiu dhe bubullima, derisa në fundjavë pritet të jetë pak më ngrohtë me kthjellime dhe diell.

Të enjten mbeten ende kushte për të reshura shiu, derisa edhe temperaturat pësojnë një rënie. Riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen.

Nga fundjava dhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet përmirësim i motit, do të mbajë mot paksa më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare.

Temperaturat minimale zbresin nga 13C në 5C ditëve të fundjavës, derisa ato maksimale, pas rënies ditën e nesërme në 17C, në fundjavë rriten deri në 21C, e të hënën edhe 23C.

Era do të fryjë nga verilindja 3-8m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët e ardhshme, e nga fundjava në rënie, por se mbetet mbi vlera të larta./observeri/

Artikuj të ngjashëm