E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovën

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

IHMK-ja njofton se këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të ketë ndryshime në kushtet atmosferike.

Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.

thuhet në njoftim
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Artikuj të ngjashëm