E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Parashikimi i motit për gjatë javës së fundit të tetorit

- Advertisment -spot_img

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Për shkak të rënieve të temperaturave minimale, të hënën dhe të martën në mëngjes do të krijohet mjegull dhe ngrica.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-16 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike

ka njoftuar IHMK.

Artikuj të ngjashëm