E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Parashikimi i motit për ditët në vijim

- Advertisment -spot_img

Me fillimin e stinës së vjeshtës masa të ftohta ajrore depërtojnë nga Europa qendrore dhe sjellin vranësira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Vende-vende priten mundësi edhe për riga shiu.

Nga dita e enjte më pas parashihet mot i kthjellët e me diell, nga e premta më ngrohtë, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Temperaturat minimale luhaten nga 9 deri 13 gradë Celsius, të enjten e të premten mund të zbresin edhe deri në 5 e 6 gradë Celsius. Maksimalet të hënën në rritje deri në 25 gradë Celsius, e deri ditën e mërkurë zbresin në 17 gradë Celsius.

Të hënën do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7 deri 15 metra në sekondë, e prej së martës kryesisht nga verilindja lehtë dhe mesatare 4 deri 10 metra në sekondë./observeri/

Lexo edhe: Punime në sistem, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Artikuj të ngjashëm