E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Parashikimi i motit për ditën e martë

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

Ndryshe nga dje, sot shihet një rënie e vogël e temperaturës në vlerat maksimale.

Temperaturat më të larta do të shënohen në Prizren dhe Gjakovë me nga 25 gradë Celsius.

Sa i përket vlerave minimale, temperaturat do të bien deri në 8 gradë Celsius gjatë natës, ndërsa vendet me temperaturën më të lartë minimale do të jenë Peja, Gjakova dhe Prizreni me nga 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, ndërsa indeksi UV shënon vlerën 6.

/observeri/

Lexo edhe: Osmani falënderon Presidentin Biden për vaksinat, u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Artikuj të ngjashëm