E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Paralajmëron eksperti i sigurisë skenarin e serbëve për eskalin të situatës

- Advertisment -spot_img

Që nga vendosja e reciprocitetit të targave me Serbinë, protestues serbë po vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare të Jarinjës.

Ata tash e katër ditë kanë bllokuar rrugën drejt kufirit dhe tërë natën po qëndrojnë në tenda.

Gjatë qëndrimit nuk kanë munguar as provokimet në drejtim të njësisë speciale e cila po qëndron aty.

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi ka komentuar situatën e deritanishme në veri të vendit.

Ai thotë se provokimet në Jarinjë kanë qenë nga fillimi si dhe serbët kanë përdorur metoda provokuese që kërkon regjimi i Beogradit.

Serbët që nga fillimi kanë filluar provokimin në Jarinjë dhe unë kam pritur që ata do të vazhdojnë me qenë më agresiv, më vulgar më të papërmbajtur edhe ata kanë përcjell metoda provokuese me qëllim që të iniciojnë incidentin që ata po e kërkon regjimi i Beogradit në lidhje me Vuçiqin.

Ibishi tha se qëndrimi i protestuesve në Jarinjë është i paefektshëm, por tentimi i tyre për të nxitur provokime të ndryshme mund të çojë deri te rreziku për ndonjë incident.

Lexo edhe: Ragmi Mustafit i shkon edhe një padi nga Gjykata e Vrajës/ Dokumente

Protestuesit po e humbin durimin me këtë qëndrim dhe po donë prap me kaluar në ndonjë fazë tjetër sepse qëndrimi i tyre po është i paefektshëm. Tash po provojnë në mënyra të tjera të provokacioneve të incidenteve që realisht mund të ngritë rrezikun për një incident të mundshëm.

Ibishi tha se nëse eskalon situata e provokimeve, Policia e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në marrjen e veprimeve.

Sipas tij, incidentet mund të ndodhin natën.

Policia e Kosovës deri tani ka qenë e disiplinuar dhe shumë e përmbajtur në reagim ndaj këtyre provokimeve të Serbëve dhe mendoj që edhe tash duhet me u përmbajtë mirëpo nëse eskalon situata shkojnë me masa të tjera ndoshta të marrjes të ndonjë sulmi, por policia do të jetë e kujdesshme sidomos në kohën e natës kur realisht mund të ndodhin incidentet.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm