E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Para takimit me Petkoviqin, Besnik Bislimi është takuar me diplomatin gjerman

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Bruksel, ku do të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviqin, shkruan Observeri.

Bislimi e Petkoviq do të dialogojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.

Para takimit me Petkoviqin, Besnik Bislimi është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Berger përmes një postimi në twitter tha se është e rëndësishme që palët të de-eskalojnë situatën dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Sipas tij, zhvillimi i negociatave është në interes të Kosovës dhe të Serbisë.

Ishte kënaqësi të takoja zëvendëskryeministri e Kosovës, Besnik Bislimin sot, në lidhje me dialogu Kosovë – Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. E rëndësishme për të dy palët tani është de-eskalimi i situatës dhe kthimi sa më i shpejti në tryezën e negociatave. Përparimi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe: Xhabir Zharku sot pritet të dalë para Gjykatës në Ferizaj, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm