E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Pamje/ Policia e Kosovës kalon me automjete nëpër Zubin Potok, rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak

- Advertisment -spot_img

Sot është dita e shtatë që prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar.

Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.

Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

Lexo edhe: Analisti nga Amerika flet për situatën në veri: Për Albin Kurtin nuk ka kthim pas

E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit.

Nuk dihet ora e saktë se kur do të mbahet ky takim.

Artikuj të ngjashëm