Një shpërthim i fortë tronditi Gothenburgun, Suedi, herët në mëngjes.
Sipas mediave suedeze, shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në qendër të qytetit dhe mbi 20 persona u transportuan në spital.
Në vendngjarje ndodhen mbi 40 kamionë zjarrfikës dhe shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.
Ndërkohë është bërë e ditur se një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë pas shpërthimit.
Tre gra të moshuara u plagosën rëndë.
Ne transportuam 20 deri në 25 persona në spital, disa u plagosën rëndë, disa lehtë. Tre gra të moshës 60-80 vjeç u plagosën rëndë.
Spitali Lokal në Gothenburg

Policia suedeze njoftoi në faqen e saj në internet se po punon për evakuimin e njerëzve që jetojnë në zonë.
Shërbimet e urgjencës thanë se po punonin për të evakuuar banorët dhe për të shuar zjarrin në ndërtesë.

Mediat kanë raportuar se si pasojë e zjarrit dhe frikës, njerëzit janë hedhur nga ballkonet.

Një banor, Kristoffer, ka thënë se ai ishte duke fjetur në banesën e tij kur dëgjoi një zhurmë.
Dëgjova njerëz që bërtisnin. Kur shikova nga shkallët, tymi doli nga banesa dhe kuptuam se duhej të dilnim nga këtu.
Banor në banesën e prekur nga shpërthimi
Një banore tjetër, Xhesika, rrëfen se ajo u zgjua nga një zhurmë që në 04:30.
Ne menduam se mund të zbresim shkallët, pasi jetojmë kaq poshtë, por nuk funksionoi. Në vend të kësaj, na u desh të hidheshim nga ballkoni dhe të merrnim ndihmë nga fqinji më poshtë që na priti.
Banore tjetër e banesës së prekur
