Organizata QIKA ka mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”.
Medinë Dauti hulumtuese ka thënë se vendimi i Qeverisë është anti-feminist, pasi e shfaq mentalitetin diskriminues se kujdesi ndaj fëmijëve është obligim vetëm i grave.
Po ashtu ky vendim nuk përfshin prindërit që adoptojnë fëmijë.Pas aksionit, Policia e Kosovës është interesuar për të marr informacione për hyrje në ambient publik.
Lexo edhe: Sami Lushtaku dënohet me 2 mijë euro nga policia/ Xhevdet Pozhari: Ka kalu koha e kapadainjve
“Pagesat për lehona” të parapara nga qeveria nuk përkojnë fare me barazi gjinore dhe as fuqizim të grave. Le të ndihmohen prindërit me masa të ngjajshme për rritjen e fëmijëve, por prind nuk është veç nëna. Me anë të kësaj pagese përgjegjësitë për kujdesin po i mbesin veç gruas. Andaj edhe po e kundërshtojmë.