E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Osmani takon Makovec, jepet mbështetje për vettingun

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbim Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Osmani tha se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimii ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit sipas saj, mbetet parakusht kryesor për suksesin e Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, presidentja Osmani ka marrë mbështetje për realizimin e procesit të vettingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Po ashtu, në takim Osmani ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën për liberalizim vizash.

Ditë më parë, Presidentja Osmani kundërshtoi raportin e KE-së për vettingun duke thënë se ai është i domosdoshëm në Kosovë. Osmani po ashtu inkurajoi institucionet që ta vazhdojnë këtë proces.

Artikuj të ngjashëm