E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Osmani takohet me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, shprehet e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.

Gjatë këtij takimi u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.

Kështu është thënë përmes një komunikate për medie nga Presidenca.

Sipas kësaj komunikate, në takim me Bah, Osmani ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit, si dhe avansimin e sektorit të energjisë, si parakushte për zhvillimin ekonomik në vend.

Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në veçanti, Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancen ekonomike në vend.

Komunikata e Presidencës

Tutje thuhet se duke folur për nevojat e sektorit të energjisë, Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë.

Komunikata e Presidencës

/observeri/

Lexo edhe: Reagon shefi i kabinetit të Presidentes ndaj deklaratave të Vuçiqi-it për Osmanin

Artikuj të ngjashëm