E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Osmani: Politika agresive e Serbisë ndaj Kosovës, kërcënim për sigurinë rajonale

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, janë takuar sot me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Osmani e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e parezervë që ky vend i ka dhënë Kosovës gjatë viteve.

“Ne e kujtojmë përkushtimin e vendit tuaj për ta ndërtuar paqen dhe për ta lehtësuar shtetndërtimin në Kosovë”, tha presidentja Osmani. “Por, ne vazhdojmë ta kujtojmë edhe dhimbjen për vrasjen e doganierit lituanez, Aurius Senavicius, gjatë një aksioni në veri të vendit, 8-vjetorin e vrasjes së të cilit e kujtuam dje”.

Presidentja e Kosovës dhe ai i Lituanisë diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona. Në mënyrë të veçantë, bashkëbiseduasit u përqendruan në sfidat e sigurisë, të cilat e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe atë të Baltikut.

Presidentja Osmani theksoi se politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të vendit tonë, e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale. Sipas saj, bota demokratike duhet të rreshtohet në mbrojtje të vlerave europiane të rajonit të Ballkanit dhe shprehu qëndrimin e Kosovës për thellim të partneritetit me vendet demokratike për të parandaluar kërcënimet ruse dhe atyre serbe ndaj sigurisë nacionale. Presidentja Osmani i kërkoi homologut të saj lituanez që Lituania të vazhdojë ta përkrahë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nisma të rëndësishme ndërkombëtare

thuhet nga Presidenca.

Artikuj të ngjashëm