E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Osmani në takim me Rohden akuzon Serbinë se po tenton ta destabilizoj veriun

- Advertisment -spot_img

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, se Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka nxitur apo krijuar tensione dhe se prezenca e forcave policore në veri është në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Osmani, ka ripërsëritur se Serbia është faktor destabilizues në rajon. Ajo ka thënë se Serbia nëpërmjet diskursit dhe veprimeve nxitëse, po tenton ta destablizojë veriun e Kosovës.

E para e shtetit rikonfrimoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të mëtutjeshëm në procesin e integrimeve euroatliantike.

Presidentja Osmani po ashtu ka uruar ambasadorin Rohde për procesin zgjedhor në Gjermani, duke theksuar se Republika e Kosovës është çdoherë e gatshme për thellim të bashkëpunimit me institucionet gjermane./Observeri/

Artikuj të ngjashëm