E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Osmani në SHBA flet për asociacionin e komunave serbe

- Advertisment -spot_img

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se një asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Srpska”.

Ajo gjatë një diskutimit për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat e rajonit në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, ka thënë se ky asociacion nuk do t’i shkaktonte probleme vetëm Kosovës por edhe aleatëve, njofton Klankosova.tv.

Zbatimi nuk është prelud vetëm i krijimit i një “Republika Srpska” por shkon kundër investimeve për stabilitet që partnerët tanë që kanë bërë me vjet. Nuk është e mirë as për partnerët, do t’u shkaktojë kokëdhimbje. Edhe ju do të përballeni me këtë mostabilitet. Mos stabiliteti aktual në Bosnjë është mësimi më i mirë. Kush ka punuar për pavarësinë e Kosovës nuk do ta donte.

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

Osmani ka sqaruar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk mund të zbatohet pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është në linjë me të./observeri/

Lexo edhe: Në Pakon e Ringjalljes ekonomike vëmendje të veçantë i është dhënë fuqizimit të grave, thotë Kurti

Artikuj të ngjashëm