E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Osmani në KS të OKB-së: Serbia ta kuptojë, Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se populli i Kosovës ka bërë sakrificë të madhe, prandaj nuk mund të kthehet tani prapa.

Osmani theksoi se është në atë pozitë, falë sakrificës së popullit të Kosovës e po ashtu edhe me ndihmën e aleatëve.

Ajo i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa.

Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ulet në dialog me qëllimin final për njohje reciproke.

Kosova gjithmonë ka qenë fqinj paqësor, fqinj i cili nuk i ka përdorur institucionet që të ndërhyjë në institucionet e vendeve të tjera dhe nuk kemi krijuar destabilizim. Fatkeqësisht nuk mund të themi se ky është rasti me Serbinë

ka thënë ajo.

Serbia duhet ta kuptojë që realiteti i Kosovës së pavarur kurrë s’do të ndryshojë

ka vazhduar Osmani.

Osmani po ashtu ka thënë se mandati i UNMIK-ut tani është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka bërë thirrje që të vendoset buxheti i dedikuar për të për përdorim më të mirë.

Për aksionet e fundit institucionale në veri, ajo ka demantuar shefin e UNMIK-ut duke thënë se NATO-ja dhe KFOR-i, dhe ambasadat e tjera të QUINT-it kanë qenë në dijeni.

Duke iu përgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Osmani i ka thënë atij të mos mbajë ligjërata.

Luftën kundër krimit të organizuar, Osmani e ka cilësuar luftë që s’ka cak një etni

Artikuj të ngjashëm