E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Osmani në Gjermani: Mbështesim Procesin e Berlinit, ‘Open Balkan’ është nismë e rrezikshme

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Procesi i Berlinit është zgjidhja e vetme për të siguruar vendet e rajonit që të jenë më afër Bashkimit Evropian.

Osmani këtë deklaratë e bëri gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, transmeton Telegrafi.

Kosova gjithmonë e ka mbështetur iniciativën e Berlinit, edhe shumë vite më parë, unë mendoj se procesi i ka sjellë më afër vendet e rajonit, i cili ka rezultuar me kaq shumë marrëveshje që vërtet e kanë bërë jetën e qytetarëve tanë më ndryshe. Ne besojmë fuqimisht se procesi i Berlinit është zgjidhja e vetme për të siguruar që vendi të jetë me të vërtetë më afër Bashkimit Evropian.

ka thene Osmani

Gjithashtu, Osmani ka folur edhe për “Open Balkan”, teksa tha se kjo është një nismë e rrezikshme.

Kur bëhet fjalë për nismën e hapur ballkanike, ne besojmë se nuk është vetëm një nismë e rrezikshme por në të njëjtën kohë synon të vonojë vërtet procesin e integrimit evropian. Novi Sad, Serbia, kurrë nuk kishte për qëllim ta konsideronte Kosovën në një pozitë të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

tha Osmani

Presidentja theksoi se Iniciativa e Hapur Ballkanike është e rrezikshme sepse e shtynë integrimin evropian./Observeri/

Artikuj të ngjashëm