E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Osmani – ministrit serb: Kërkoni falje për masakrat në Kosovë dhe gjunjëzohuni para monumenteve të viktimave të luftës

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bahkuara ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me realitetin e Kosovës së Pavarur.

Ajo i ka kujtuar përfaqësuesit serb krimet që regjimi i Millosheviqit ka kryer gjatë luftës në Kosovë, duke i përmendur fëmijët e vrarë e të djegur.

Osmani ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

Zotri Selakoviq unë jam qytetare krenare e republikës së pavarur të Kosovës. Republika e pavarur nuk shkon askund. Më mirë të ballafaqoheni me këtë realitet. Që edhe ju edhe qytetarët tuaj të shohin një të ardhme në paqe ku udhëheqësit s’bëjnë lufta e destabilizime. Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju. Jo vetëm ne, por edhe ata. Ekziston një tragjedi prapa secilit refugjat. Kam qenë vetë një e tillë, dhe mbi 80 për qind e popullit të vendit tim kemi qenë të detyruar të ikim nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit që po lartësohet tash çdo ditë”, ka thënë Osmani teksa ka numëruar raportet ndërkombëtare që nuk nxjerrin asnjë incident serioz etnik në Manastirin e Deçanit, siç pretendon Serbia. “Është Policia e Kosovës, shumëetnike e Kosovës së pavarur, që po i siguron Kishat

ka thënë ajo.

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Selakoviqit që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Osmanin si gënjeshtare e injoruese të raportit të UNMIK-ut që e nxirrte Kosovën fajtore për situatën e tensionuar në veri.

Selakoviq i quajti përralla deklaratat se Kosova është kampione e paqes dhe stabilitetit. Ai madje akuzoi shtetin e Kosovës se njëanshmëria e tij po “i shkatërron të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare”.

Selakoviq vazhdimisht i është referuar Osmanit si qytetare e Serbisë, teksa i kërkoi asaj të ngrihet në këmbë kur përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja Osmani tha se bisedimet me Serbinë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë për statusin e Kosovës, duke i bërë thirrje Beogradit që të njohë realitetin e Kosovës së pavarur.

Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre

tha presidentja Osmani, duke shpjeguar se operacioni i 13 tetorit ishte i drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës dhe se shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë.

Ajo tërhoqi vëmendjen tek siç tha retorika e Beogradit e cila është e ngjashme me atë të periudhës së luftës në Kosovë.

Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e pranishme në tryezën e bisedimeve, por gjithashtu të angazhohet në mënyrë aktive në bisedimeve ku qëllimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë. Nuk është qëllimi i këtyre bisedimeve që të shpëtojnë karrierën personale të asnjë politikani në Serbi që është i përfshirë në proces. Ky proces nuk ka të bëjë me shpikjen e aventurave të rrezikshme që i takojnë shekullit të 19-të. Nuk është dhe nuk do të jetë, siç do të donin homologët tanë për statusin e Kosovës, që është zgjidhur një herë e përgjithmonë më 2008

tha presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm