E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Osmani kritikon raportin e BE-së për Kosovën: Vetingu duhet të përshpejtohet e assesi të ndalet

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë

ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media

Osmani tha se procesi i vetingut duhet të përshpejtohet e assesi të ndalet.

“Për dallim nga konstatimi i raportit të BE, ky proces do jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Për vite me radhë kanë konstatuar mangësi në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e mekanizmave adekuat, si rrjedhojë është e qartë se vetëm mekanizmat ekzistues nuk do ketë mundësi të kemi reformat e dëshiruara në sistemin tonë të drejtësisë. Ky proces do jetë mekanizmë për të nxjerrë ën pah prokurorët, gjyqtarët që kanë integritet dhe janë profesional. Vetingu do zhvillohet në përputhje me standardet tona, duke marrë reforma të thella në drejtësi dhe duke siguruar drejtësi. Jo vetëm kërkoj që ky proces të vazhdojë e të mos ndalet, por edhe të përshpejtohet si domosdoshmëri. I inkurajoj të gjitha institucionet të vazhdojnë këtë punë.

ka thene Osmani.

Artikuj të ngjashëm