E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Osmani i adresohet akuzave për tentim të shtyrjes së zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Në një intervistë për DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.

Osmani ka folur edhe për akuzat për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, akuza këto të cilat i ka quajtur absurde.

Këto janë akuza absurde nga ata që nuk mund të gjejnë argumente për t’i bindur qytetarët për t’i përkrahur e tentojnë që këtë ta bëjnë nëpërmjet propagandës së ulët dhe të ndytë. Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mërye komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës.

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

Ndryshe, Presidentja Osmani para pak ditësh ka ftuar partitë politike për t’u konsultuar rreth shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Partitë politike nuk janë pajtuar që zgjedhjet të mos mbahen më 17 tetor, por janë dakorduar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 në 5 ditë./observeri/

Lexo edhe: Çitaku foli rreth hapjes së arkivave të UÇK-së

Artikuj të ngjashëm