E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Osmani fton presidentin e Senegalit ta vizitojë Kosovën

- Advertisment -spot_img

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Senegalit, Macky Sall.

Siç thekson komunikata Presidenciale, Osmani falënderoi presidentin Sall për angazhimin e Senegalit për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Senegalit dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

Vitin e ardhshëm, vendi juaj do ta marrë kryesimin e Unionit Afrikan. Kjo do të jetë edhe një mundësi më shumë për ta zgjeruar dialogun me vendet e kësaj organizate, për ta njohur më mirë vendin tonë dhe për t’i zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit me këtë union.

tha presidentja Osmani.

Ajo u shpreh e bindur se Senegali do të jetë një zë i fuqishëm dhe një urë lidhëse e fortë për raportet me vendet afrikane.

Presidentja theksoi rëndësinë e vizitave të ndërsjella, jo vetëm të krerëve institucionalë, por edhe të njerëzve të kulturës e të artit, të shëndetësisë e të arsimit. Ajo e ftoi presidentin e Senegalit që ta vizitojë Kosovën gjatë presidencës së Unionit Afrikan.

Po kështu, të dy presidentët u pajtuan që qeveritë e dy vendeve t’i vazhdojnë përpjekjet për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të rëndësishme me Senegalin, të cilat do t’i përafrojnë edhe më shumë vendet tona.

Artikuj të ngjashëm