E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Osmani fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Gjermani ka takuar bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se bizneset gjermane i ka siguruar se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane, nisur nga fakti se Gjermania është investitori kryesor në vendin tonë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona po përjetojnë një hov të ndjeshëm. Pata kënaqësinë që së bashku me anëtarët e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, Oda Ekonomike të shumta, përfaqësues të bizneseve e përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë e Energjisë, të flas për mundësitë për investime në fushën e IT-së, digjitalizimit, industrisë, energjisë dhe shëndetësisë. I sigurova ata se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

ka shkruar Osmani në Facebook

Artikuj të ngjashëm