E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Osmani falënderon Presidentin Biden për vaksinat, u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja e të cilat arritën sot në Kosovë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.

Ajo në Facebook ka shkruar se nuk ka asnjë arsye për mosvaksinim.

Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjendën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë

ka shkruar Osmani

Artikuj të ngjashëm