E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Osmani e Kurti: Me rekrutët e rinj në FSK Kosova është më e sigurt

- Advertisment -spot_img

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se FSK-ja nga sot do i forcon radhët e veta dhe nga sot, Kosova është më e fortë.

Këta 180 rekrutë janë pjesë e Ushtrisë. Si komandante supreme e FSK-së jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë përparimin e FSK-së. Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri. E ardhmja garantohet duke ndërtuar ata, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit.

Njoftimi nga Osmani e Kurti

Tutje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se rekrutët do t’i shërbejnë atdheut dhe mbrojtjes së territorit.

Duke qenë pjesë e FSK-së, ju keni nderin t’i shërbeni vendit përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s karshi paqes globale. Tash e tutje do të shërbeni në Forcën që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Rritja e buxhetit për Ministrinë dhe forcës tregon përkushtimin tonë për forcimin e paqes.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Në anën tjetër, gjeneralja e FSK-së, Irfete Spahiu, ka thënë se si kurrë më parë, stërvitja ushtarake bazë është zhvilluar në kushte pandemie, por që nuk e ka zbehur përkushtimin maksimal.

Ishte një nga gjeneratat me rezultatet më të mira që ka pasur KDS-ja(Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes). Kjo gjeneratë ka vendosur një standard të ri të performancës.

Irfete Spahiu – Gjenerale e FSK-së

/observeri/

Lexo edhe: Fillon vaksinimi mobil në sheshin “Zahir Pajaziti”

Artikuj të ngjashëm