E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Osmani e Gërvalla udhëtojnë për në New York

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në njoftim thuhet se vizita ka të bëjë me takime në kuadër të UNGA.

Aty thuhet, po ashtu, se Osmani do të takohet edhe me figura politike që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës.

Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm. Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidenca e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Gjendja me pacientë në spitalin e Gjakovës

Artikuj të ngjashëm