E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Osmani Borrellit: BE-ja të jetë më e zëshme ndaj kërcënimeve të Serbisë për tensionim dhe destabilizim të situatës

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që BE-ja duhet t’i gjykojë përpjekjet e Serbisë për tensionim e destabilizim në veri të Kosovës.

Kosova ka përmbushur një aspekt ligjor duke zbatuar marrëveshjen e vitit 2011 dhe 2016 për targat. Përpjekjet për tensionim dhe destabilizim nga struktura ilegale të mbështetura nga Serbia duhet t`i gjykojë vetë BE-ja

ka theksuar Osmani në takimin e së hënës në New York, me Josep Borrellin, në një darkë joformale bashkë me liderë të shteteve të rajonit.

Në takimin e krerëve të rajonit me Borrellin është diskutuar për situatën në rajon dhe raportet e Ballkanit me BE-në.

Osmani, sipas komunikatës nga Presidenca, ia ka kujtuar Borrellit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash, e se tash i takon BE-së t’i përmbushë premtimet e veta ndaj Kosovës.

Sipas saj, “Kosova është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë, porse ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin aktuale juridik”.

Artikuj të ngjashëm