E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Osmani: Aksioni i policisë nuk mund të quhet “aksion në veri”, ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksionit të Policisë në disa lokacione të Kosovës përfshirë këtu edhe në veri të vendit.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale.

Osmani ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ishte i shtrirë në pjesë të ndryshme të territorit e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar dhe që nuk mund të quhet “aksion në veri”

Ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik. Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por, ato ditë kanë perënduar. Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë.

ka shkruar Osmani.

Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson, ka thënë tutje Osmani.

Artikuj të ngjashëm