E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Opozita austriaka ka vazhduar me kritikat edhe pas dorëheqjes së kancelarit Kurz

- Advertisment -spot_img

Koalicioni në pushtet i Austrisë ka shërbyer edhe të dielën, edhe pasi kancelari Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje, por një gazetë e madhe austriake e ka krahasuar rolin e tij të ardhshëm në Parlament me atë të liderit rus, Vladimir Putin, që në letra kishte pushtet të kufizuar si kryeministër.

Prokurorët kanë nisur javën e kaluar ta hetojnë edhe Kurzin me dyshimin për korrupsion.

Kurzi i ka hedhur poshtë dyshimet për keqpërdorime, por mesazhet e këmbyera turpëruese, që janë pjesë e hetimit dhe që janë publikuar tashmë në mediat austriake, i kanë shkaktuar tashmë dëm të madh politik.

“Kjo manovër taktike të kujton presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i kishte hapur rrugën Dmitry Medvedevit vetëm sa për t’u kthyer përsëri”, ka shkruar tabloidi i përditshëm me ndikim, “Kronen Zeitung”, në një analizë. Kurzi do të kthehet në pozitën e shefit të grupit parlamentar të partisë konservative.

Putini, i cili ka qenë president prej vitit 2000, ishte kryeministër nën presidencën e Medvedevit gjatë viteve 2008-2012, dhe pastaj u kthye në presidencë.

“Sebastiani Kurzi është lider në hije”, ka deklaruar liderja e Socialdemokratëve në opozitë, Pamela Rendi-Uagner, duke shtuar se Kurzi “do të vazhdojë t’i mbajë frerët e pushtetit”.

Artikuj të ngjashëm