E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Open Balkan/ Edi Rama: Në 2021 në Shqipëri u rrit fluksi i turistëve nga Serbia

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbrojtur idenë e “Ballkanit të Hapur”, ka marrë si shembull rritjen e numrit të turistëve serb, që këtë it kanë pushuar në bregdetin e Shqipërisë.

Ne kemi vënë re pasi që sezoni turistik është mbyllur se fluksi i turistëve të Serbisë në Shqipëri janë rritur për 60%. Këto shifra do të vijnë duke u rritur dhe nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksimi ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Ai gjithashtu tha se gjatë takimeve që kishin me kompani të të tria shteteve pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, janë ballafaquar me probleme konkrete që ata kanë.

Sot na u dha mundësia që të ballafaqohemi direkt me sipërmarrësit e tre shteteve dhe problemet e tyre reale. Ata kërkuan që çfarë do që ne nënshkruajmë ajo të kthehet në realitet e së pari tek kufijtë sepse aty fillojnë problemet kryesore për të gjitha palët. Thelbi kryesor i kësaj nisme është si të zgjerojmë ekonomitë tona.

Tha Rama

Rama njoftoi se në dhjetor do të jetë samiti i radhës për këtë nismë, dhe do të mbahet gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Ai tha se beson që nga muaji janar 2022 do të ketë një ‘relaksim’ në kufijtë mes shteteve të rajonit.

Kryeministri i Serbisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov pas disa takimeve të zhvilluara në kuadër të nismës, ‘Open Ballkan’, në Beograd u deklaruan për media./observeri/

Lexo edhe: Open Balkan/ Vuçiq: Kush nuk do të jetë pjesë e “Open Balkan” është problem i tyre

Artikuj të ngjashëm