E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

OKB: Talibanët thyen premtimet, përfshirë edhe ato për gratë

- Advertisment -spot_img

Michelle Bachelet, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se talibanët po shfaqin mungesë të gjithë përfshirjes dhe nuk po i respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve. Në një fjalim të hënën ajo theksoi një numër premtimesh të thyera që kur grupi militant mori pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

E rëndësishmja, dhe në kundërshtim me garancitë e talibanëve është se ata thanë se do të mbështesin të drejtat e grave, gjatë tre javëve të fundit, gratë në vend të kësaj janë përjashtuar në mënyrë progresive nga sfera publike.

Michelle Bachelet, shefja e OKB-së

Lexo edhe: 18 viktima dhe 183 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

E para e Kombeve të Bashkuara theksoi mungesën e grave në qeverinë e re, e cila dominohet nga pashtunët, si një arsye për shqetësim të veçantë. Sipas saj premtime të tjera të thyera janë edhe amnistia për ish-nëpunësit civilë dhe zyrtarët e shërbimeve të sigurisë nga qeveria e kaluar, si dhe ndalimi i kontrolleve shtëpi më shtëpi.

 Talibanët vendosën një ndalim për gratë që punojnë me organizata e ndihmave ose që punojnë në përgjithësi, përveç në disa sfera, si arsimi dhe profesionet mjekësore.

Stefan Recker, drejtor Caritas në Afganistan

Kurse Bachelet vuri në dukje se ka “akuza të besueshme për vrasje hakmarrëse” dhe arrestime arbitrare të njerëzve që punuan për qeverinë e kaluar, përfshirë disa që më vonë “u gjetën të vdekur”, raporton Deutschewelle, transmeton Klankosova.tv.

Ajo përsëriti thirrjen e saj për të krijuar një mekanizëm që i dedikohet monitorimit të zhvillimeve sa i përket të drejtave të njeritu në Afganistan. Sesioni aktual i këshillit të OKB -së për të drejtat e njeriut zgjat deri më 8 tetor./dw

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm