Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në lidhje me heqjen e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj talebanëve tha se heqja e sanksioneve varet nga përmbushja e angazhimeve ndërkombëtare nga talebanët.
Në konferencën vjetore për media, Guterres theksoi se në këtë fazë është kategorikisht e nevojshme të formohet komunikim me talebanët, raporton Koha, transmeton Observeri.
Lidhur me shqetësimet për rrënimin e ekonomisë së Afganistanit, Guterres bëri të ditur se janë ngrirë asetet e vendit por që rrënimi ekonomik nuk do të jetë në interesin e askujt dhe se për këtë duhet të gjendet një rrugë që me disa përjashtime të “injektohen para” në ekonominë.
Fillimisht do të jetë pozitive që tani në Afganistan të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse dhe që kjo qeveri të ketë parasysh që të eliminojë shqetësimet tona në çështjet për respektimin e angazhimeve ndërkombëtare, për çështjet e terrorizmit dhe të drejtat e njeriut. Të gjitha këto sigurojnë normalizimin e marrëdhënieve të komunitetit ndërkombëtar me Afganistanin.
Antonio Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
Sipas Guterres angazhimi i talebanëve është i nevojshëm.
Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nga mënyra se si do të zhvillohen. Aktualisht angazhimi me talebanët është i nevojshëm dhe ndihmat humanitare janë padyshim përparësia jonë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së sigurisht që do të jetë i detyruar të rishikojë vendimet e tij dhe mendoj se këtë do ta bëjë duke pasur parasysh se si do të zhvillohet situata në Afganistan.
Shtoi Guterres