E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

OHT kërkon nga Arben Vitia që të lirohen masat në hotelieri dhe gastronomi

- Advertisment -spot_img

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një postimi në facebook kanë reaguar pas konferencës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se nuk do të ketë lirim të masave, shkruan Observeri.

OHT ka kërkuar nga ministri Vitia që nga data 13 shtator të ketë lirim të masave dhe të ketë zgjatje të orarit të operimit për gastronominë deri në ora 23:00 dhe të hiqet ora policore.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe anëtarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Kjo është mosha e 24 viktimat e sotme nga COVID-19

Prandaj, kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen!

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm