E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Oda e Hotelerisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva po e sheh si një nevojë imediate lirimin e masave, mbajtjen e ahengjeve dhe aktiviteteve të tjera në këtë sektor.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online tha se nuk do të presin pafund dhe se ultimatumi i fundit është deri të premten, ose nuk përjashtohen edhe protesta të ashpra.

Na nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne kemi organet e odës dhe nuk përjashtojmë edhe protesta më të ashpra apo edhe forma tjera.

Hysen Sogojeva – Kryetar i OHT-së

Tutje Sogojeva thotë se që të mos vinë deri te protestat kanë zhvilluar edhe takim me ministrat përkatës, por që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

Për mos me ardh deri tek protestat ju kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave që me gjet një rrugë të përbashkët me komunikim dhe bashkëpunim. Takimi ka qenë shumë konsultiv ku jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona.

Tha Sogojeva

Madje sipas tij, nuk kërkojnë që të bëjnë hapa që mund të bien ndesh me masat, por që tashmë nuk ka arsye që të jenë prezentë kufizimet.

Ne si Odë nuk duam të bëjmë hapa që bien në kundërshtim me masat, por kemi kërkuar gjithmonë bashkëpunim. Por tash kur kemi lirim të masave dhe rajoni është hapur nuk ka më arsye që të ekzistojë ora policore, zgjatja e orarit, dhe hapja e ahengjeve me kusht që të kontrollohen dhe pa qenë të vaksinuar.

Shtoi Sogojeva

Sogojeva tha se çdo hapje apo lirim masash ka zhvilluar edhe bizneset, duke kërkuar që të të punohet në rimëkëmbjen ekonomike pa të cilën shumë biznese nuk mund të mbijetojnë, raporton EO.

Çdo hapje i mundëson që bizneset të zhvillohen, dhe ne kemi kërkuar që Ligji mbi rimëkëmbjen ekonomike të rifunksionalizohet sepse pa mjete shumë biznese nuk mund të mbesin gjallë.

Përfundoi Sogojeva

/observeri/

Lexo edhe: Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

Artikuj të ngjashëm