E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

OBSH iu bën thirrje vendeve të pasura lidhur me vaksinën anti-Covid

- Advertisment -spot_img

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje vendeve të pasura që kanë furnizime të bollshme të vaksinave kundër koronavirusit që të përmbahen nga dhënia e dozës së tretë deri në fund të vitit, duke përforcuar një kërkesë të mëparshme që ishte i injoruar.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte i tmerruar nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë një ditë më parë, të cilët thanë se furnizimet e vaksinave janë mjaft të shumta për dhënien e dozave të treta, si dhe vaksinimin në vendet që kanë nevojë urgjente për doza dhe që përballen me mungesa të tyre, njofton Klan Kosova.

Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfrit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetjet.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus

Lexo edhe: Asnjë vëzhgues e komisioner pa dëshmi të vaksinës apo testit PCR negativ nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve

Duke shtuar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “nuk ishin në prioritetet e dyta apo të treta”.

Punonjësit e tyre shëndetësorë, njerëzit e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik kanë të njëjtën të drejtë për t’u mbrojtur.

drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm