Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar, shtetas i Gjermanisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është fyer, kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur në Obiliq dje rreth orës 17:20.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Lexo edhe: Emrat e më shumë se 18 mijë personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e Zgjedhjeve Lokale
I dyshuari ende nuk është hasur nga policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti, i cili po trajtohet si kanosje dhe lëndim i lehtë trupor, vazhdon të hetohet.
Obiliq 02.10.2021 – 17:19. Ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është fyer, kanosur dhe sulmuar fizikisht nja i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.