Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
- Klinika Infektive, 53 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 14 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
- Spitali i Pejës, 45 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 19 pacientë
Lexo edhe: Përleshje masive në burg të Ekuadorit, vdesin mbi 100 persona