E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID-19 vazhdon të mbetet i ultë

- Advertisment -spot_img

Edhe në 24 orët e fundit në vend interesimi për t’u vaksinuar kundër COVID-19 ka qenë më i ulët.

3 mijë e 658 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani janë administruar 1 milion e 585 mijë e 44 vaksina.

842 mijë e 214 persona janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH

/observeri/

Lexo edhe: Mehaj kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Artikuj të ngjashëm