E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Numërohen votat me kusht në Kaçanik

- Advertisment -spot_img

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në disa komuna tashmë ka përfunduar procesi dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Tashmë janë numëruar votat me kusht edhe në komunën e Kaçanikut.

Nga këto vota prin kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi, me 107 vota.

Pas tij është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota.

Kandidati Shukri Luta ka marrë 16 vota derisa Kastriot Bushi – 2 vota.

Edhe sa iu përket votave për asamble komunale, PDK kryeson në Kaçanik me 82 vota.

LVV është e dyta me 62 vota, ndërsa e treta LDK me 35 vota.

AAK për asamblenë e Kaçanikut ka marrë 22 vota derisa NISMA renditet e pesta me 5 vota.

Pas këtyre rezultateve asgjë nuk ndryshon dhe në balotazh shkojnë kandidatët e PDK-së dhe LVV-së./observeri/

Lexo edhe: Përfundon numërimi i votave me kusht në Klinë

Artikuj të ngjashëm