E enjte, 20 Janar, 2022
spot_img

Nuk do të ketë më nevojë për vërtetim të tatimit në pronë që të regjistrohet vetura

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tani e tutje nuk do të ketë nevojë për vërtetimin e tatimit në pronë për të regjistruar automjet.

Murati tha se ka filluar Projekt-Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë që përcakton shërbimet që mund të pezullohen nga komuna, në rast se pala ka detyrime të papaguara të tatimit në pronë.

Kurse me projekt-rregulloren e re, pas miratimit të saj në qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën. Kjo e lehtëson procesin e regjistrimit të veturave, sepse heq një detyrim që në fakt ka qenë barrë e vetëm atyre që kanë paguar me rregull faturat e tatimit në pronë (dikush që s’ka paguar tatimin nuk ka provuar fare me nxjerrë këtë vërtetim).

Hekuran Murati – Ministër i Financave

Sipas tij kjo do të ndikojë edhe në uljen e numrit të veturave e cilësinë e ajrit, duke ndikuar edhe në policat kufitare.

/observeri/

Lexo edhe: SBASHK-u: Harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

Artikuj të ngjashëm